Rusia ftohet në Samitin e G20 në SHBA

Rusia ftohet në Samitin e G20 në SHBA

10:38, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rusia është ftuar të marrë pjesë në Samitin e G20 në SHBA, i cili do të mbahet në dhjetor.

"Ekziston një ftesë për të marrë pjesë në nivelin më të lartë", u tha gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm, Alexander Pankin, raportoi agjencia e lajmeve Tass.

Ai shtoi se mbetet e paqartë se kush do ta përfaqësojë Rusinë në takim, duke thënë se një vendim pritet më afër datës së ngjarjes.

Samiti do të mbahet në Miami të Floridës më 14-15 dhjetor.

Samiti i G20 është një takim vjetor i liderëve nga ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim për të diskutuar sfidat më urgjente të botës./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco