Anëtarët e Shërbimit të Shpëtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Armenisë shpëtuan sot 46 minatorë që ishin bllokuar në një minierë kripe në një thellësi prej 230 metrash, u njoftua në Jerevan.
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike minatorët u bllokuan në një bosht nëntokësor, në një thellësi prej rreth 230 metrash, raporton Tass.
Ekipet e shpëtimit, duke përdorur një gjenerator për të ndezur ashensorin, arritën te minatorët e bllokuar dhe të gjithë u nxorën me sukses nga boshti.
Ata u transferuan në një strukturë të specializuar mjekësore, ku iu nënshtruan speleoterapisë, sipas njoftimit.
© SYRI.net