Gruaja hidhet nga ballkoni me 3 fëmijët e mitur, humb jetën ajo dhe 2 të mitur - Një tjetër rëndë

Gruaja hidhet nga ballkoni me 3 fëmijët e mitur, humb jetën ajo dhe 2 të mitur - Një tjetër rëndë

08:55, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tragjedi është shënuar gjatë natës në Katanzaro të Italisë, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati së bashku me tre fëmijët e saj.

Gruaja dhe dy fëmijë, 4 vjeç dhe 4 muajsh, kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 6-vjeçare ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit të spitalit të kryeqytetit kalabrez.

Familja banonte në rrugën “Zanotti Bianco”, të Katanzaros.

Ende nuk dihen shkaqet ndërsa policia dhe mjekësia ligjore ndodhen në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco