Armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, Guterres: Rrugë drejt paqes së qëndrueshme në rajon

Armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, Guterres: Rrugë drejt paqes së qëndrueshme në rajon

08:30, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përshëndetur armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit, duke shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara për rolin e tyre në arritjen e këtij marrëveshjeje.

Në një deklaratë zyrtare, Guterres u shpreh se shpreson që ky hap të hapë rrugën për negociata që synojnë një zgjidhje afatgjatë të konfliktit, si dhe të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë armëpushimin dhe të zbatojnë të drejtën ndërkombëtare në çdo rrethanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco