Izraeli dhe Libani do të zbatojnë një armëpushim 10-ditor duke filluar nga ora 17:00 (21:00 GMT) të enjten, për të mundësuar negociata drejt një marrëveshjeje të përhershme sigurie dhe paqeje.
Periudha e armëpushimit mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë.
Pasi armëpushimi të hyjë në fuqi, qeveria libaneze do të ndërmarrë hapa për të parandaluar Hezbollahun dhe të gjitha grupet e tjera të armatosura jo-shtetërore në territorin e saj nga kryerja e sulmeve kundër Izraelit.
“Të gjitha palët njohin forcat e sigurisë së Libanit si të vetmet përgjegjëse për sovranitetin dhe mbrojtjen kombëtare të Libanit; asnjë vend apo grup tjetër nuk ka të drejtë të pretendojë të jetë garant i sovranitetit të Libanit”, thuhet në marrëveshje zbulon Departamenti Amerikan i Shtetit.
Izraeli mund të ndërmarrë masa të nevojshme në vetëmbrojtje kundër sulmeve të planifikuara, të afërta ose në zhvillim gjatë periudhës së armëpushimit, por ka rënë dakord të mos kryejë operacione ushtarake ofensive në Liban gjatë këtyre 10 ditëve.
Të dy vendet i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të lehtësojnë negociata të mëtejshme të drejtpërdrejta mes tyre për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura, përfshirë përcaktimin e kufirit tokësor ndërkombëtar, sipas marrëveshjes së armëpushimit
Armëpushimi përshkruhet si "një gjest vullneti të mirë nga Qeveria e Izraelit".
Gjithashtu "mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë" nëse negociatat tregojnë shenja përparimi.
Pavarësisht armëpushimit, SHBA-të përsërisin të drejtën e Izraelit "për të marrë të gjitha masat e nevojshme për vetëmbrojtje, në çdo kohë, kundër sulmeve të planifikuara, të afërta ose të vazhdueshme".
Sapo të fillojë armëpushimi, qeveria libaneze "do të ndërmarrë hapa domethënës për të parandaluar Hezbollahun dhe të gjitha grupet e tjera të armatosura jo-shtetërore" në vendin e saj.
Ata që janë përfshirë në armëpushim e njohin "përgjegjësinë ekskluzive për sovranitetin dhe mbrojtjen kombëtare të Libanit".
Izraeli dhe Libani i kanë kërkuar SHBA-së "negociata të mëtejshme të drejtpërdrejta midis dy vendeve me qëllim zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura".
© SYRI.net