Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lajmëruar arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.
Marrëveshjen, Trump e ka njoftuar përmes platformës sociale ‘Truth’, ku tha se Presidenti libanez dhe kryeministri izraelit kanë rënë dakord për paqen midis dy vendeve të tyre.
Siç njofton Trump nga telefonata me presidentin e Libanit, Joseph Aoun dhe Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se armëpushimi do të jetë 10-ditor, dhe hyn në fuqi që prej të enjtes, 16 prill.
‘Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, DC, me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio. E kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin' Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme’, shkruan Trump.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu ftesën drejtuar dy udhëheqësve të Izraelit dhe Libanit, Netanyahu dhe Aoun në Shtëpinë e Bardhë, në atë që e cilësoi si ‘bisedimet e para kuptimplote midis Izraelit dhe Libanit që nga viti 1983’.
‘Do të ftoj Kryeministren e Izraelit, Bibi Netanyahu, dhe Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e para kuptimplote midis Izraelit dhe Libanit që nga viti 1983, shumë kohë më parë. Të dyja palët duan të shohin PAQE, dhe unë besoj se kjo do të ndodhë shpejt!’, u shpreh Presidenti i SHBA
© SYRI.net