Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar në lidhje me luftën në Iran dhe Liban. Përmes një video-mesazhi, Netanyahu u shpreh se Izraeli është në prag të eliminimit të një bastioni të madh të Hezbollahut në Bint Jbeil, në jug të Libanit.
Kryeministri konfirmoi se u ka kërkuar Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që të vazhdojnë të sigurojnë zonën e sigurisë, në këtë zonë dhe ta zgjerojnë atë drejt lindjes. Mediat shkruajnë se Netanyahu tha se qëllimet e Izraelit në luftë mbeten në linjë me ato të Shteteve të Bashkuara.
"Është ende herët për të thënë se si do të përfundojë kjo apo edhe si do të përparojë. Në dritën e mundësisë që luftimet mund të rifillojnë, ne jemi të përgatitur për çdo skenar", tha ai.
© SYRI.net