Dhjetëra mijëra bletë kanë shkaktuar panik në Izrael, në një nga zonat e okupuara të Palestinës.
Qendra tregtare siç shihet nga pamjet është detyruar të mbyllet, duke kyçur gjithashtu edhe izraelitët që ndodheshin brenda ambienteve, ku ishin grumbulluar bletët.
Dhjetëra mijëra bletë u dyndën në një qendër tregtare në Netivot të Izraelit më 15 prill. Banorëve dhe pronarëve të dyqaneve u këshillohet të mbyllin të gjitha dyert dhe dritaret.
Qytetarët siç dëgjohen nga pamjet e ofruara, janë trembur shumë, në pamundësi për të dalë nga qendra tregtare.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që kishin mbetur brenda qendrës tregtare të mos dilnin jashtë deri sa situata të stabilizohej dhe bletët të largoheshin.
Izraeli është kritikuar jo vetëm nga autoritetet palestineze, por edhe faktori ndërkombëtar pas pushtimit të territoreve të Palestinës, duke i detyruar këtë të fundit që t’i zhvendosin përmes, dhunës, kanosjes dhe vrasjes nga tokat e tyre.
© SYRI.net