Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Turqi, 9 të të vdekur nga sulmi me armë në shkollë, mes tyre 8 nxënës! Ministri i Brendshëm: S'është akt terrorist

Turqi, 9 të të vdekur nga sulmi me armë në shkollë, mes tyre 8 nxënës! Ministri i Brendshëm: S'është akt terrorist

18:01, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet turke kanë njoftuar se ka shkuar në 9 numri i nxënësve që humbën jetën, si pasojë e sulmit me armë në një shkollë në Kahramanmaraş.

Në një dalje për mediat nga vendngjarja, Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi njoftoi se 9 persona humbën jetën në sulmin ndaj shkollës në Kahramanmaraş.

Ministri Çiftçi njoftoi se një mësues dhe tetë nxënës humbën jetën në sulm, dhe gjashtë persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë.

Sipas tij,  incidenti është një ngjarje e izoluar dhe jo terrorizëm, duke thënë se rasti po hetohet.

‘Ngjarjet që ndodhën dje në Şanlıurfa dhe sot në Kahramanmaraş na kanë trishtuar thellë. Pas incidentit, po pezullojmë arsimin në Kahramanmaraş për 2 ditë. . Po e hetojmë incidentin në të gjitha aspektet e tij. Po marrim masat e nevojshme paraprake në shkolla”, u shpreh ministri, raportojnë mediat turke.

Një nxënës hapi zjarr ndaj shkollës ku studionte, ku mbetën të vdekur 9 perasona, dhe plagosi dhjetëra të tjerë, në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë këtë të mërkurë, 15 prill, thanë autoritetet

Të martën, një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë në provincën juglindore Sanliurfa, duke plagosur të paktën 16 njerëz, përfshirë nxënës dhe mësues, përpara se ta vriste veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco