Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Financial Times: Irani përdori një satelit spiun kinez për të monitoruar bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Financial Times: Irani përdori një satelit spiun kinez për të monitoruar bazat amerikane në Lindjen e Mesme

10:42, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë luftës në Lindjen e Mesme, Irani përdori një satelit spiun kinez për të monitoruar bazat ushtarake amerikane në të gjithë rajonin, shkruan sot gazeta britanike Financial Times, duke cituar dokumente konfidenciale ushtarake iraniane.

Garda Revolucionare e Iranit bleu fshehurazi satelitin TEE-01B në fund të vitit 2024, dhe imazhet satelitore të bazave amerikane u morën muajin e kaluar, para dhe pas sulmeve me dronë dhe raketa.

“Ky satelit po përdoret qartë për qëllime ushtarake sepse operohet nga Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, jo nga programi hapësinor civil i Iranit”, tha për Financial Times Nicole Grajewski e Institutit shtetëror për Shkenca Politike në Paris (Sciences Po).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco