Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka reaguar ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, teksa ky i fundit ka kritikuar ashpër kryeministren Georgia Meloni, e cila doli në krah të Papa Leonit pas sulmeve të Trump ndaj tij.
Në një reagim të gjatë në platformën sociale X, Crosetto e vë theksin te miqësia e bazuar në respekt dhe jo në heqjen dorë nga autonomia e gjykimit të vet.
Sipas Crosettos, të jesh aleat nuk do të thotë të pranosh gjithçka në heshtje, por të kesh guximin të thuash qartë atë që e konsideron të drejtë.
‘Deri më sot, Presidenti Trump e ka konsideruar Giorgia Melonin një person të guximshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm ndaj të mirës së Italisë. Dhe kjo është e vërtetë. Sepse Giorgia Meloni është një lidere që nuk ka pasur kurrë frikë të thotë atë që mendon, sidomos kur janë në lojë parimet, respekti dhe identiteti’, shkruan Crosseto.
Një përgjigje ministri i Mbrojtjes pati edhe për sulmet e Trump ndaj Papës, ku u përfshi në reagime edhe kryeministrja italiane.
‘Marrëdhënia mes Italisë dhe Papës, udhëheqësit të Kishës Katolike, i përket historisë sonë, kulturës sonë dhe një ndjenje që meriton respekt. Ajo thjesht bëri atë që duhet të bëjë kush udhëheq një komb: të mbrojë vlerat e veta, institucionet e veta dhe atë që italianët e konsiderojnë pjesë të identitetit", përmbyll reagimin e tij Crosetto.
Reagimi
"Miqësia mes kombeve aleate bazohet në respekt, jo në heqjen dorë nga autonomia e gjykimit të vet.
Të jesh aleat nuk do të thotë të pranosh gjithçka në heshtje, por të kesh guximin të thuash qartë atë që e konsideron të drejtë.
Lidhja mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk vihet në diskutim, ashtu siç nuk vihet në diskutim qëndrueshmëria e aleancës.
Deri më sot, Presidenti Trump e ka konsideruar Giorgia Melonin një person të guximshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm ndaj të mirës së Italisë.
Dhe kjo është e vërtetë.
Sepse Giorgia Meloni është një lidere që nuk ka pasur kurrë frikë të thotë atë që mendon, sidomos kur janë në lojë parimet, respekti dhe identiteti.
Për Papa Leonin XIV ajo ka thënë atë që çdo italian e ndjen thellë.
Marrëdhënia mes Italisë dhe Papës, udhëheqësit të Kishës Katolike, i përket historisë sonë, kulturës sonë dhe një ndjenje që meriton respekt.
Në këto vite, Kryeministrja ka treguar guxim, vendosmëri dhe ndjenjë përgjegjësie, gjithmonë në interes të vendit tonë, dhe dje ajo foli jo për të përfaqësuar një qëndrim politik, por një ndjenjë kombëtare.
Ajo thjesht bëri atë që duhet të bëjë kush udhëheq një komb: të mbrojë vlerat e veta, institucionet e veta dhe atë që italianët e konsiderojnë pjesë të identitetit "
L’amicizia tra Nazioni alleate si fonda sul rispetto, non sulla rinuncia alla propria autonomia di giudizio.
Essere alleati non significa accettare tutto in silenzio, ma avere il coraggio di dire con chiarezza ciò che si ritiene giusto.
Il legame tra Italia e Stati Uniti non è…
© SYRI.net