Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Telefonata me Pezeshkian e Trump/ Macron, thirrje për rifillimin e bisedimeve SHBA – Iran!

Telefonata me Pezeshkian e Trump/ Macron, thirrje për rifillimin e bisedimeve SHBA – Iran!

16:30, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve dhe sqarimin e keqkuptimeve gjatë telefonatave me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian dhe atë amerikan Donald Trump.

“Bëra thirrje për rifillimin e negociatave të pezulluara në Islamabad, sqarimin e keqkuptimeve dhe shmangien e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm”, shkroi Macron në rrjetin social amerikan X.

Ai ritheksoi se armëpushimi duhet të respektohet rreptësisht nga të gjitha palët dhe se “duhet të përfshijë Libanin”.

“Është po aq e rëndësishme që Ngushtica e Hormuzit të rihapet pa kushte, pa kufizime apo tarifa, sa më shpejt të jetë e mundur. Në këto kushte, negociatat duhet të rifillojnë shpejt, me mbështetjen e palëve kryesore të përfshira”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco