Macron uron rivalin e Orbanit, për fitoren në Hungari

Macron uron rivalin e Orbanit, për fitoren në Hungari

21:57, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rivali i kryeministrit Viktor Orbán, Péter Magyar, ka bërë të ditur se ka marrë urime nga liderë të rëndësishëm evropianë pas një fitoreje të konsiderueshme në zgjedhjet e sotme.

Në një postim në facebook, Magyar ka njoftuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si dhe kreu i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, e kanë kontaktuar personalisht për ta uruar.

“Sapo mora një telefonatë urimi nga Emmanuel Macron dhe Manfred Weber,” ka shkruar ai, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për lëvizjen e tij politike.

Sipas parashikimeve aktuale, Tisza e Magyar pritet të sigurojë 135 vende në parlament, 2 më shumë shumica prej 2/3 ose 133 vende që kërkon. Partia Fidesz e Orban mbetet me 57 vende, ndërsa Mi Hazank ka arritur 7 vende.

Gara kryesore zgjedhore ishte ndërmjet kryeministrit aktual, Viktor Orbán, i cili ndodhet prej 16 vitesh në pushtet, dhe udhëheqësit të opozitës, Péter Magyar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco