Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri!

Avioni privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në dy pilotët dhe dy biznesmenët në bord

Avioni privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në dy pilotët dhe dy biznesmenët në bord

07:53, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Katër persona humbën jetën pasi një avion privat u rrëzua mbi një restorant në qytetin Capão da Canoa në Brazil të premten, sipas autoriteteve lokale.

Avioni i tipit Piper me një motor të vetëm kishte në bord dy pilotë dhe dy biznesmenë, të cilët mbetën të gjithë të vdekur, bëri të ditur departamenti i zjarrfikësve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit (ora lokale), kur avioni, që ishte nisur drejt Ibitinga, në São Paulo, u rrëzua në rrethana ende të paqarta mbi një restorant të mbyllur.

Sipas raportimeve të mediave lokale avioni po fluturonte në lartësi të ulët në momentin e përplasjes.

Pamjet e momentit të rrëzimit janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Një video e publikuar nga banorë të zonës dhe e transmetuar nga rrjeti televiziv RBS tregon një shpërthim të fuqishëm pas përplasjes.

Nga përplasja u dëmtuan edhe disa ndërtesa përreth, por fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar të tjerë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco