Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Manipulimet zgjedhore/ FBI bastis zyrat e ‘patronazhistëve’ të financuar nga Sorosi

Manipulimet zgjedhore/ FBI bastis zyrat e ‘patronazhistëve’ të financuar nga Sorosi

11:28, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Robert Schmad, FOX NEWS

Hetuesit federalë kryen një bastisje të enjten në një organizatë për mobilizimin e votuesve të financuar nga George Soros, si pjesë e një hetimi në vazhdim për mashtrim.

Agjentët e FBI bastisën selinë e ‘Ohio Organizing Collaborative’ (OOC) më 11 qershor dhe u shpërndanë në të gjithë shtetin e Ohajos për të marrë në pyetje anëtarë të organizatës. Në disa raste ata paraqitën thirrje gjyqësore ose kërkuan konfiskimin e pajisjeve elektronike, raportoi MS Now.

Një ditë më vonë, disa burime të njohura me ngjarjen i thanë CBS News se operacionet ishin pjesë e një hetimi të lidhur me mashtrim.

Kjo bastisje përbën episodin më të fundit në zgjerimin e përdorimit të forcave federale të zbatimit të ligjit nga administrata e Donald Trump për të hetuar mashtrimet e dyshuara zgjedhore dhe shkeljet e lidhura me procesin elektoral.

Kjo qasje është përshëndetur nga konservatorët, të cilët prej kohësh kanë argumentuar se raste të tilla nuk janë ndjekur mjaftueshëm, por është kritikuar nga demokratët dhe grupet për të drejtat e votimit, të cilët thonë se ekziston rreziku që FBI-ja të përdoret si armë politike kundër operacioneve liberale të regjistrimit të votuesve.

OOC është një organizatë jofitimprurëse që bashkëpunon ngushtë me Partinë Demokratike të Ohajos në përpjekjet për mobilizimin dhe regjistrimin e votuesve.

Ajo është veçanërisht aktive në referendumet popullore dhe përdor një rrjet të gjerë donatorësh, ku përfshihen edhe fondacionet filantropike të familjes Soros.

Departamenti i Drejtësisë ka refuzuar të komentojë detajet e hetimit të supozuar.

“Urdhrat e kontrollit autorizohen nga një gjyqtar dhe çdo gjë që thuhet nga organizatat ose mediat është spekulim i pabazuar, pasi objektivi i një hetimi nuk ka qasje në deklaratën që mbështet urdhrin e kontrollit deri pas ngritjes së akuzës,” deklaroi një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë për Fox News Digital.

Në vitin 2023, organizata shpenzoi 250.000 dollarë për të kundërshtuar një përpjekje të republikanëve për të penguar përfshirjen e të drejtës së abortit në Kushtetutën e Ohajos.

Një vit më vonë, ajo shpenzoi edhe 300.000 dollarë kundër një nisme republikane për rishpërndarjen e zonave zgjedhore.

OOC i financon këto aktivitete përmes një rrjeti të gjerë donatorësh liberalë me ndikim.

Dokumentet e fundit tatimore tregojnë se organizata kishte mbi 10 milionë dollarë të ardhura gjatë vitit 2024.

Burimet e saj financiare përfshijnë organizata të njohura të lidhura me demokratët, si fondacionet e familjes Soros, New Venture Fund, Tides Foundation, si dhe sindikata të mëdha si American Federation of Teachers dhe Service Employees International Union.

Fondacioni i familjes Soros dha OOC-së rreth 1,9 milionë dollarë gjatë viteve 2019–2020.

Në vitin 2021, ky fondacion i dha një milion dollarë shtesë organizatës motër të saj, Ohio Organizing Campaign, dhe një tjetër donacion prej një milion dollarësh u dha në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco