Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. Sipas mediave ruse që citojnë Kremlinin, dy liderët diskutuan situatën në Lindjen e Mesme.
Gjatë bisedës, Putin dhe Erdoğan ranë dakord për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gjirin Persik. Ata theksuan se operacionet ushtarake në rajon po shkaktojnë pasoja serioze, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në atë global.
Të dy presidentët shprehën mbështetje për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe për zhvillimin e marrëveshjeve kompromisi që marrin në konsideratë interesat e të gjitha vendeve të përfshira në rajon.
Gjithashtu, Putin falënderoi Erdoğanin për gatishmërinë e tij për të lehtësuar procesin e negociatave lidhur me Ukrainën.
Në përfundim, ata theksuan rëndësinë e koordinimit të hapave në lidhje me përpjekjet e Kievit për të goditur tubacionet e gazit dhe anijet tregtare në Detin e Zi.
© SYRI.net