Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri!

Goditet ura më e madhe në Teheran, Trump: Do të shkatërrojmë edhe centralet elektrike

Goditet ura më e madhe në Teheran, Trump: Do të shkatërrojmë edhe centralet elektrike

14:26, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ura Karaj, më e gjata në Teheran është shkatërruar pas bombardimeve amerikane. Si pasojë 8 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 95 të tjerë të plagosur.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë  Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit ndërsa ka kërcënuar se do të  godasë centralet elektrike dhe ura të tjera në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj regjimit në Teheran.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, ende nuk ka filluar ta shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Tani është radha e urave, pastaj centraleve elektrike! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë i duhet të bëjë dhe duhet ta bëjë, SHPEJT!”, deklaroi Trump.

Këto deklarata të presidentit amerikan erdhën  disa orë pasi Irani zhvilloi sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit.

Mëngjesin e të premtes ushtria izraelite bëri me dije se mbrojtja ajrore u angazhua për të parandaluar raketat e lëshuara nga Irani. Kuvajti gjithashtu tha se po reagonte ndaj sulmeve me raketa dhe dronë. Rafineria e naftës Mina al-Ahmadi u përfshi nga flakët pas goditjeje, por nuk ka raportime për të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco