Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri! Në sekuestro pasuri me vlerë 150 mln euro (EMRAT)

Zelensky: Situata në front është më e mira për Ukrainën në 10 muajt e fundit

Zelensky: Situata në front është më e mira për Ukrainën në 10 muajt e fundit

13:21, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se situata në frontin e luftës për Ukrainën është më e mira në 10 muajt e fundit, duke shtuar se ushtria ukrainase pengoi ofensivën ruse muajin e kaluar.

“Ofensiva që ata planifikuan për në mars u anulua nga veprimi i forcave tona të armatosura. Kjo është arsyeja pse rusët tani thjesht do të intensifikojnë sulmet e tyre”, tha Zelenski , në një fjalim të transmetuar sot nga kabineti i tij.

Ai tha se gjatë një takimi online në fillim të kësaj jave, ai ftoi negociatorët amerikanë të vizitonin Kievin dhe se kishte dëgjuar "sinjale pozitive" në përgjigje të ofertës së tij.

"Në përgjithësi, vija e frontit është e qëndrueshme. Situata është komplekse, por më e mira që ka qenë në 10 muajt e fundit", tha ai, duke cituar të dhëna nga shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe britanike, raporton Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco