Irani në 'errësirë' dixhitale: Censura e internetit hyn në javën e pestë

Irani në 'errësirë' dixhitale: Censura e internetit hyn në javën e pestë

10:20, 29/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bllokimi i internetit në Iran ka hyrë në javën e pestë, ndërsa autoritetet vijojnë të zbatojnë masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare.

Sipas organizatës monitoruese NetBlocks, ndërprerja ka arritur në 30 ditë, ose rreth 696 orë, duke e lënë vendin me vetëm 1% të lidhjes normale me botën e jashtme.

Raportohet se një pjesë e përdoruesve dhe gazetarëve të afërt me pushtetin vazhdojnë të kenë akses të pakufizuar në internet, ndërsa qytetarët e tjerë detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme për të siguruar lidhje.

Disa persona kanë arritur të përdorin internet satelitor, përfshirë shërbime si Starlink, por kjo mbetet një zgjidhje e kushtueshme dhe e rrezikshme. Sipas ligjit iranian, përdorimi apo posedimi i pajisjeve të tilla mund të ndëshkohet me deri në dy vite burg.

Autoritetet iraniane po përpiqen të kufizojnë edhe këto forma alternative të lidhjes, duke forcuar kontrollin mbi rrjetin./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco