Trump mbërrin në darkën me udhëheqësit e NATO-s

Trump mbërrin në darkën me udhëheqësit e NATO-s

22:43, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump tani po merr pjesë në një darkë për të gjithë udhëheqësit e NATO-s brenda kompleksit presidencial Bestepe në Ankara. Trump mbërriti pas një vargu të gjatë udhëheqësish, secili prej të cilëve u mirëprit nën tingullin e një grupi marshimi ushtarak.

Ai përsëri përshëndeti ngrohtësisht presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan para se të hynin të gjithë brenda. CNN shkruan se ky do të jetë shansi i parë i Trump për të bashkëvepruar me udhëheqësit e tjerë të NATO-s, duke përfshirë disa ndaj të cilëve ai ka qenë shumë kritik muajt e fundit.

Ndër ata që shihen duke mbërritur përpara Trump ishin presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez Mark Carney secili prej të cilëve është kritikuar nga Trump

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco