Guvernatori i Jerusalemit ka dënuar mbylljen e vazhdueshme të Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, e cila i ka penguar palestinezët të kryejnë namazin e Fitër Bajramit.
Në një deklaratë, guvernatori e përshkroi mbylljen e vazhdueshme të vendit të shenjtë mysliman nga Izraeli si një "përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashembullt.
Në deklaratë thuhet më tej, se mbyllja e xhamisë, është në shkelje të hapur të lirisë së adhurimit dhe status quo-së ekzistuese ligjore dhe historike në Qytetin e Shenjtë"./ Al Jazeera.
© SYRI.net