Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) po punon për plane evakuimi për anijet dhe detarët e bllokuar në Ngushticën e Hormuzit për shkak të luftës në Iran.
Pika e parë e kontaktit janë vendet në rajon, me qëllim fillimin e diskutimeve se si mund të krijohet një rrugë evakuimi, tha Sekretari i Përgjithshëm i ONM-së, Arsenio Dominguez, pas një takimi emergjent.
Kjo "nuk është çështje nxjerrjeje e të gjitha anijeve brenda një dite", tha Dominguez. "Po flasim për Ngushticën e Hormuzit, e cila është rreth 30 kilometra e gjerë."
"Siguria e lundrimit është parësore, sepse gjithashtu, me çdo masë që marrim, nuk duam të rrisim rrezikun për detarët", tha ai.
Diskutime mbi këtë çështje po zhvillohen edhe me Iranin, i cili është anëtar i IMO-s, tha Dominguez.
Rreth 20,000 detarë dhe gati 2,000 anije janë të bllokuara në rajon, tha Dominguez.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, është ndalur praktikisht për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane./ DPA News.
© SYRI.net