Tetë persona u vranë gjatë një bastisje policore në Rio de Janeiro të mërkurën. Mësohet se mes viktimave është edhe një nga udhëheqësit më të kërkuar të bandave të drogës në Brazil.
Në këtë operacion u angazhuan 150 anëtarë të të ashtuquajturit Batalion Operacionesh Speciale (BOPE). 55-vjeçari, Claudio Augusto dos Santos u vra gjatë një shkëmbimi zjarri.
Autoritetet e konsideronin atë një figurë kyçe në bandën Comando Vermelho, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Brazil. Policia vrau gjithashtu gjashtë persona të tjerë dhe arrestoi 116 të dyshuar gjatë operacionit, sipas një deklarate.
Vdekja e tetë e konfirmuar nga autoritetet ishte ajo e një banori të lagjes i cili u mor peng në shtëpinë e tij së bashku me gruan nga persona të armatosur që po përpiqeshin të arratiseshin. Policia sekuestroi 21 armë, 105 kilogramë kokainë dhe më shumë se 600 kilogramë marihuanë.
© SYRI.net