Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford niset drejt Greqisë për riparime pas zjarrit në bord

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford niset drejt Greqisë për riparime pas zjarrit në bord

22:21, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford është nisur drejt një baze detare amerikane në Kretë, Greqi, për t’iu nënshtruar riparimeve pas një zjarri të ndodhur javën e kaluar në bord. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar amerikan për CBS News, partner i BBC-së në SHBA.

Sipas autoriteteve amerikane, zjarri ka nisur në një nga ambientet e lavanderisë së anijes. Si pasojë e incidentit, dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

USS Gerald R. Ford, një nga aeroplanmbajtëset më moderne të flotës amerikane, pritet të qëndrojë në bazën detare në Kretë deri në përfundimin e riparimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco