Gjykata Federale në SHBA ka urdhëruar rikthimin në punë të stafit të Zërit të Amerikës (VOA) dhe rifillimin e transmetimeve ndërkombëtare. Vendimi është marrë nga Gjyqtari i Distrektit, Royce C. Lamberth, dhe ka ardhur më shumë se një vit pas një vendimi të administratës Trump për të zvogëluar ndjeshëm stafin e Agjencisë Amerikane për Mediat Ndërkombëtare (USAGM), duke urdhëruar shkarkimin e shumicës së punonjësve të VOA-së.
Lamberth e cilësoi këtë si një refuzim “flagrant dhe afër një viti” për të zbatuar kërkesat e Kongresit dhe për të mbajtur burimet dhe stafin e agjencisë. Vendimi ka ardhur pas një vendimi tjetër të Gjyqtarit Lamberth, i cili shpalli se Kari Lake po shërbente në mënyrë të paligjshme si kryetare e USAGM.
Ky vendim ka sjellë gëzim te paditësit, përfshirë Drejtorin e VOA, Michael Abramowitz, i cili ka ngritur një nga paditë kundër administratës. Grupi i paditësve ka shprehur gatishmërinë për të "rindërtuar besimin e audiencës globale" që Zëri i Amerikës ka humbur gjatë periudhës së vitit të kaluar, si pasojë e masave të ndërmarra nga administrata e mëparshme.
© SYRI.net