Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një 'predhë'

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një 'predhë'

12:04, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.

Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Kompania shtetërore Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18:11 sipas kohës së Moskës”.

“Një sulm është kryer në territorin ngjitur me ndërtesën e shërbimit metrologjik, e vendosur në hapësirën industriale të centralit bërthamor Bushehr, në afërsi të menjëhershme të njësisë së energjisë në funksion”, thuhet në njoftim.

“Situata e rrezatimit në platformë është normale”, tha Rosatom, duke shtuar se nuk ka pasur viktima në mesin e punonjësve të saj./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco