Kompania “Gecko Robotics” ka fituar një kontratë me vlerë të 71 milionë dollarëve për të dislokuar robotë që ngjiten murit dhe inteligjencë artificiale në anijet Flotës së Paqësorit të Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Robotët e Gecko-s ngjiten në trupin e anijeve, lëvizin nëpër rezervuarët e balastit dhe lëvizin në hapësira të ngushta, duke mbledhur të dhëna mbi strukturën dhe materialet. Këto të dhëna përpunohen më pas nga platforma e tyre e fuqizuar me inteligjencë artificiale, e quajtur Cantilever, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ky sistem mund të identifikojë riparime deri në 50 herë më shpejt dhe më saktë se inspektimet manuale, sipas kompanisë që është në pronësi private. Në një rast të dokumentuar, një vlerësim i vetëm robotik i një kuverte eliminoi më shumë se tre muaj vonesa të mundshme për mirëmbajtje, tha kompania.
“Gecko” po operon një flotë prej afro 250 robotësh me klientë komercialë e qeveritarë dhe planifikon që të prodhojë 50 ose 60 të tjerë këtë vit.
Sipas kontratës 5-vjeçare, e dhuruar nga Marina e ShBA-së dhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, kompania “Gecko” do ta fillojë punën në 18 anije të Flotës së Paqësorit, me një pagesë fillestare deri në 54 milionë dollarë.
Në mesin e anijeve të përfshira në program janë anijet amfibe dhe anijet luftarake bregdetare.
© SYRI.net