Irani fut vendin në izolim total

Irani fut vendin në izolim total

14:54, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Irani po ndërmerr hapa për të parandaluar protestat antiqeveritare, me pika kontrolli që shfaqen nëpër rrugët e kryeqytetit, qasje të kufizuar në internet dhe paralajmërime masive me mesazhe që u dërgohen banorëve.

Në Teheran, banorët kanë treguar për BBC se janë ngritur pika të reja sigurie përreth qytetit, ku ndalimi dhe kontrolli i qytetarëve është bërë zakon i përditshëm. Sipas BBC, ato janë pozicionuar nën urat për këmbësorët dhe brenda tuneleve rrugore.

Agjencia e lajmeve Fars bëri me dije se një numër i personelit iranian të sigurisë është vrarë në katër pika kontrolli në të gjithë Teheranin.

Përveç kësaj, ndërprerja e internetit ka sjellë pakënaqësi dhe revoltë te qytetarët, pasi komunikimi dhe informimi rreth situatës në vend është bërë mjaft i vështirë. Pajisjet Starlink të kompanisë SpaceX po përdoren masivisht në fshehtësi, pavarësisht se zotërimi i tyre dënohet me deri në dy vite burg.

Çmimi i navigimit në rrjet është rritur në nivele alarmante, ku 1 gigabajt kushton rreth 6 dollarë, në një vend ku paga mesatare mujore është 200 dollarë.

I pyetur mbi këtë censurë, Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, u shpreh se zyrtarët kanë qasje në rrjet pasi janë “zëri i të gjithë iranianëve”.

Ndërkohë, forcat elitë të Gardës Revolucionare kanë nisur shpërndarjen e mesazheve kërcënuese në celularët e qytetarëve, duke i paralajmëruar se çdo tentativë për revoltë do të ndëshkohet me forcë të ashpër.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, protestat e janarit lanë pas mbi 7 mijë civilë të vrarë, një bilanc që autoritetet kërkojnë ta shmangin përmes izolimit total dhe kontrolleve të imtësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco