Autoritetet irakiane njoftuan se në sulmin e sotëm me raketa në aeroportin ndërkombëtar në Bagdad, ku ndodhet objekti diplomatik amerikan, u plagosën pesë persona, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë.

"Pesë raketa goditën Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit dhe zonën përreth, duke plagosur katër punonjës në aeroport, si dhe një inxhinier", thuhet në deklaratë.Ai shtoi se disa raketa “goditën aeroportin dhe impiantin e shkripëzimit të ujit”, ndërsa të tjera ranë pranë burgut ku mbahen të burgosur anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik.
Të shtunën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad u sulmua gjithashtu nga dronë.
© SYRI.net