Iran: Përkeqësohet kriza e internetit, një nga rrjetet kryesore të telekomunikacionit pothuajse jashtë funksioni

Iran: Përkeqësohet kriza e internetit, një nga rrjetet kryesore të telekomunikacionit pothuajse jashtë funksioni

17:40, 15/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rrjeti i internetit në Iran ka pësuar një tjetër goditje të fortë, sipas të dhënave të publikuara nga organizata e pavarur e monitorimit të internetit, NetBlocks.

Organizata raporton se rrjeti i telekomunikacionit AS12880, i cili deri tani kishte funksionuar vetëm pjesërisht, tashmë është dëmtuar pothuajse tërësisht. Ky zhvillim ka përkeqësuar edhe më shumë aksesin e qytetarëve iranianë në komunikimet online.

Në të njëjtën kohë, autoritetet në Iran vazhdojnë të mbajnë një ndërprerje pothuajse totale të internetit në nivel kombëtar. Të dhënat e monitorimit tregojnë se lidhja me rrjetin global ka qenë shumë e kufizuar për rreth 16 ditë me radhë.

Image

Post by @netblocks@mastodon.social
View on Mastodon

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco