Pas sulmit me raketë Ambasada e SHBA-ve në Bagdadi kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë Ambasada e SHBA-ve në Bagdadi kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

08:01, 15/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen tani nga Iraku, pasi ka alarm lidhur me sigurinë në vend.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Iraku tani!”, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke shtuar: “Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në vazhdën kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”.

Kujtojmë që së fundmi Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është goditur nga një raketë. Kjo është hera e dytë që ambasada amerikane në Irak sulmohet që nga fillimi i luftës me Iranin.

Sakaq, Irani ka vijuar edhe sot sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin e Gjirit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco