Konflikti/ Ushtria e Izraelit: Irani ka lëshuar raketa drejt vendit tonë

Konflikti/ Ushtria e Izraelit: Irani ka lëshuar raketa drejt vendit tonë

07:56, 15/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë deklaruar se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po punojnë për të kapur dhe neutralizuar kërcënimet në ajër. Ndërkohë, një mesazh paralajmërues është dërguar në telefonat celularë të qytetarëve në zonat e prekura.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të futen menjëherë në hapësirat e mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Nga ana tjetër, agjencia iraniane e lajmeve “Fars”, e cila konsiderohet e afërt me Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik, raporton se një valë e re raketash është lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco