Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i hapë rrugën naftës ruse, në mënyrë që të përballojë krizën energjetike, në një kohë kur lufta e SHBA ndaj Iranit ka ndikuar në tregjet ndërkombëtare.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, duke sulmuar përsëri Brukselin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Orban tha se në ditën e 11 të bllokadës së naftës nga Ukraina, Brukseli refuzon të përballet me realitetin.
"Jemi në ditën e nëntëmbëdhjetë të bllokadës së naftës nga Ukraina. Ekspertëve tanë ende po u mohohet qasja në "Tubacionin e Miqësisë Druzbha", ndërsa Brukseli vazhdon të refuzojë të përballet me realitetin: Evropa nuk mund ta kapërcejë krizën e saj energjitike pa naftë të lirë ruse, megjithatë sanksionet mbeten në fuqi”, u shpreh Orban në video-mesazhin.
"Nesër do të marshojmë për paqe. Është koha për të hedhur poshtë shantazhin ukrainas: Zelensky nuk do të japë urdhra këtu", shtoi ai.
Më herët, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e konsideroi një gabim strategjik, rikthimin e BE te nafta ruse.
Bashkimi Evropian dhe udhëheqësit e saj i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të rishikojë vendimin e tij për lehtësimin e sanksioneve ndaj Moskës.
© SYRI.net