VIDEO/ Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa metra

VIDEO/ Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa metra

14:02, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shëtitje rutinë në mal për Cecilia Sopeña, një çikliste dhe influencere nga Cartagena, u kthye në një moment tmerri kur humbi kontrollin e biçikletës për shkak dhe  rrëshqiti drejt një shkëmbi pranë detit. Videoja e regjistruar me kamerë 360° tregon momentin kur Sopeña arrin të kapet nga shkëmbi dhe të stabilizohet disa metra larg rënies, ndërsa qeni i saj, Nezha, i qëndron pranë.

Pavarësisht se Sopeña doli pa lëndime, videoja ka ndarë komunitetin online. Disa përdorues shprehen se këndi i kamerës e ka bërë situatën të duket më dramatike se sa ishte në realitet, ndërsa të tjerë komentojnë mbi karrierën e saj si krijuese përmbajtjeje, duke sugjeruar se videoja mund të jetë për të tërhequr vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco