Shpërthimi në një shkollë në anën jugore të Amsterdamit shkaktoi vetëm dëme të kufizuara, pa raportime për të lënduar.
Një shpërthim dëmtoi një shkollë hebraike në Amsterdam në mëngjesin e së shtunës, në atë që kryebashkiaku i qytetit e përshkroi si "një sulm të qëllimshëm kundër komunitetit hebraik".
Shpërthimi në shkollën, e cila ndodhet në një lagje luksoze banimi në anën jugore të Amsterdamit shkaktoi vetëm dëme të kufizuara, tha kryetarja e bashkisë, Femke Halsema, në një njoftim për shtyp, ndërsa policia dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje.
Siguria në sinagoga dhe institucione hebraike në kryeqytetin holandez ishte rritur tashmë pas një sulmi zjarrvënës gjatë natës në një sinagogë në qendër të Roterdamit të premten.
Në Belgjikën fqinje , një shpërthim shkaktoi zjarr në një sinagogë në Liege të hënën. “Ky është një akt frikacak agresioni kundër komunitetit hebre”, tha Halsema. “Hebrenjtë në Amsterdam përballen gjithnjë e më shumë me antisemitizëm. Kjo është e papranueshme.”
Shqetësimet për sulme të mundshme kundër komuniteteve hebraike në të gjithë botën janë rritur pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe një përgjigjeje të mëvonshme nga Teherani.
© SYRI.net