Macron: Sulmi me dron ndaj ushtarëve francezë në Irakun verior është i papranueshëm

Macron: Sulmi me dron ndaj ushtarëve francezë në Irakun verior është i papranueshëm

15:00, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se sulmi me dron ndaj ushtarëve francezë në Irakun verior është i papranueshëm dhe theksoi se pozicioni i Francës në atë rajon është "mbrojtës".

Në një konferencë për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Markon tha se kishte kërkuar një analizë të plotë ushtarake të të gjitha rrethanave të sulmit, raporton Reuters.

Një ushtar francez u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Irakun verior, tha më parë Macron, duke e quajtur sulmin të papranueshëm dhe të pajustifikuar.

Sakaq, Macron tha se disa ushtarë të tjerë u plagosën së bashku me Frion, pa dhënë detaje.

“Franca qëndron në krah të tyre dhe me të dashurit e tyre”, tha Macron.

Forcat franceze janë stacionuar në rajon që nga viti 2015 si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS-it.

Sipas raportimit të mediave vendase, Iraku është bërë një “fushëbetejë e dytë” mes luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, me Teheranin që synon objekte të lidhura me forcat amerikane.

“Ne e kuptojmë se ata kanë kryer sulme kundër interesave amerikane, bazave ushtarake, madje edhe konsullatës në Erbil, ambasadës në Bagdad dhe bazës Victory, e cila është pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit”, thuhet në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco