Ushtria pakistaneze bombardoi depon e karburantit të linjës ajrore private “Kam Air” pranë aeroportit të Kandaharit në Afganistan, njoftuan sot talebanët.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se depoja furnizon me karburant aeroplanët civilë dhe të Kombeve të Bashkuara dhe se bombardimet goditën edhe shtëpitë e civilëve në zona të tjera, përfshirë Kabulin, duke vrarë gra dhe fëmijë, raportoi Reuters.
Talebanët shtuan se “agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje”.
Nuk u raportuan sulme ajrore pakistaneze në ditët e mëparshme, dhe luftimet tokësore përgjatë kufirit prej 2,600 kilometrash janë zbutur.
Pakistani pretendon se Afganistani strehon militantë që sulmojnë territorin e tij, ndërsa talebanët i hedhin poshtë këto pretendime dhe thonë se militantizmi është problem i brendshëm i Pakistanit.
Reuters raportoi më parë se përpjekjet e ndërmjetësimit nga Kina, e cila ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, po ndihmojnë në qetësimin e konfliktit midis dy vendeve.
Sipas Tahir Andrabi, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Pakistani dhe Kina janë të përfshira në një “proces dialogu” mbi Afganistanin.
© SYRI.net