Izraeli paralajmëron sulme pranë zonës së protestave në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme pranë zonës së protestave në Teheran

09:17, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Izraeli ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve në Teheran, konkretisht në zonën ku pritet të zhvillohet marshimi për Ditën Al-Kuds, një protestë që organizohet çdo vit në shenjë solidariteti me Palestinën.

Paralajmërimi lidhet me zonën përreth Universitetit të Teheranit, e cila që nga orët e para të mëngjesit është mbushur me protestues.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në këtë zonë janë mbledhur tashmë miliona qytetarë iranianë.

Universiteti i Teheranit shërben gjithashtu si vendi ku zhvillohen lutjet e së premtes në kryeqytet, dhe pikërisht aty pritet që protestuesit të grumbullohen në mesditë.

Në paralajmërimin e publikuar thuhet se ushtria izraelite “do të zhvillojë operacione në këtë zonë gjatë orëve në vijim”, duke ngritur shqetësime për përshkallëzim të situatës në kryeqytetin iranian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco