Ish-kryeministri i Kashmirit i shpëton atentatit, autori iu afrua dhe qëlloi

Ish-kryeministri i Kashmirit i shpëton atentatit, autori iu afrua dhe qëlloi

07:52, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kryeministri i Kashmirit, Farooq Abdullah i mbijetoi një atentati në një dasmë në qytetin e Jammu-së. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një burrë afrohet dhe qëllon politikanin por fatmirësisht nuk arriti ta plagoste.

Policia e identifikoi të dyshuarin si Kamal Singh Jamwal, i cili u arrestua në vendngjarje. Sipas mediave indiane, Kamal tha se e kishte pritur këtë moment për 20 vjet dhe nuk tregoi asnjë pendim.

Djali i Abdullahut, Omar Abdullah i cili është kryeministri aktual i rajonit e konfirmoi incidentin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe tha se babai i tij shpëtoi për një fije floku.

Gjatë sulmit, Farooq Abdullah shoqërohej nga zëvendëskryeministri Surinder Kumar Choudhary dhe këshilltari Nasir Sogami. Policia po vazhdon të hetojë motivin e sulmuesit, ndërsa thuhet se Kamal ka pasur një motiv personal për sulmin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco