Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, raportohet se po mbahet në kushte të rrepta sigurie në Qendrën Federale të Paraburgimit në Brooklyn të New Yorkut, ku ndodhet në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij në Shtetet e Bashkuara.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Maduro ndodhet në një qeli të vogël, rreth 3 metra me 2 metra, e pajisur vetëm me elementët bazë: një shtrat metalik, një tualet dhe një dritare të vogël që lejon shumë pak dritë natyrale.
Burime të brendshme të institucionit bëjnë të ditur se ai kalon pjesën më të madhe të kohës i izoluar, pa kontakt të drejtpërdrejtë me të burgosur të tjerë. Masat e sigurisë janë të forta dhe ish-lideri venezuelian lejohet të dalë nga qelia vetëm tre herë në javë, për rreth një orë, gjithmonë nën mbikëqyrjen e rojeve.
Ndërkohë, sipas disa raportimeve jozyrtare nga brenda qendrës së paraburgimit, gjatë natës Maduro shpesh reagon me nervozizëm dhe dëgjohet duke bërtitur se është rrëmbyer dhe se po mbahet padrejtësisht. Në disa raste ai është dëgjuar të thërrasë me zë të lartë se vazhdon ta konsiderojë veten presidentin legjitim të Venezuelës.
Këto pretendime kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij aktuale dhe kushtet e paraburgimit. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një deklaratë të detajuar zyrtare nga autoritetet amerikane që të konfirmojë plotësisht këto detaje.
Në SHBA, Maduro përballet me akuza të rënda federale që lidhen me trafik droge dhe krim të organizuar, ndërsa ai i ka mohuar këto akuza dhe e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.
Nicolás Maduro is being held in solitary confinement at the Metropolitan Detention Center in Brooklyn.
— Clash Report (@clashreport) March 12, 2026
He is in a small cell about 3 by 2 meters, with a metal bed, a toilet, and a small window. He can leave the cell three times a week for one hour under guard.
He reportedly… pic.twitter.com/fGHLzYrmpj
© SYRI.net