Izraeli godet një qendër bërthamore pranë Teheranit

Izraeli godet një qendër bërthamore pranë Teheranit

12:56, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sipas një deklarate të ushtrisë së Izraelit, këtë të enjte është kryer një sulm ndaj kompleksit “Talegan”, një objekt që përdorej nga regjimi iranian për të zhvilluar kapacitete për krijimin e armëve bërthamore.

Qendra bërthamore “Talegan-2” ndodhet në zonën Parchin, pranë qytetit të Teheranit në Iran.

Sipas ushtrisë izraelite, objekti përdorej për zhvillimin e eksplozivëve të avancuar dhe për eksperimente bërthamore në kuadër të një programi sekret të quajtur “Amad Project” në vitet 2000.

Në këtë projekt, sipas raportimeve, janë bërë kërkime rreth viteve 2003–2004 për krijimin e deri në pesë kokave bërthamore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco