32 vendet anëtare të Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) kanë rënë dakord njëzëri të hedhin në treg 400 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre të emergjencës, për të përballuar tronditjet në tregjet e naftës të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme, njoftoi vetë agjencia.
Bëhet fjalë për një volum rekord, më shumë se dyfishi i 182 milionë fuçive të naftës që vendet anëtare të agjencisë liruan pas pushtimit rus të Ukraina nga Rusia në vitin 2022.
Vendimi u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, i cili tha se rezervat emergjente do të hidhen në treg brenda një afati kohor të përshtatshëm për rrethanat kombëtare të secilit vend anëtar.
Lirimi i koordinuar i rezervave është i gjashti në historinë e IEA, e krijuar në vitin 1974. Veprime të ngjashme janë ndërmarrë në vitin 1991 gjatë Luftës së Parë të Gjirit, në vitin 2005 pas uraganit Katrina në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011 gjatë luftës në Libi, si dhe dy herë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Sipas agjencisë, rajoni më i prekur deri tani është Azia.
Shtetet anëtare të IEA mbajnë rezerva emergjente prej më shumë se 1.2 miliardë fuçi, ndërsa edhe rreth 600 milionë fuçi të tjera ruhen nga industria sipas detyrimeve të vendosura nga qeveritë, shkruan Al Jaazera.
© SYRI.net