Emiratet e Bashkuara Arabe u përgjigjen ndaj sulmeve me raketa dhe dronë! Edhe Katari neutralizoi raketa

Emiratet e Bashkuara Arabe u përgjigjen ndaj sulmeve me raketa dhe dronë! Edhe Katari neutralizoi raketa

11:02, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftojnë se po përgjigjen ndaj sulmeve të mëtejshme me raketa dhe dronë.

Ministria e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore në të gjithë vendin po reagojnë ndaj sulmeve të reja me raketa dhe dronë nga Irani.

Sipas ministrisë, zhurmat që janë dëgjuar janë rezultat i ndërhyrjeve të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ky njoftim vjen pasi autoritetet njoftuan më herët gjatë mëngjesit se katër civilë u plagosën pasi dy dronë iranianë ranë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait.

Edhe Katari thotë se ka neutralizuar sulm me raketa që synonin vendin e tij. Ministri i Mbrojtjes i Katarit thotë se forcat e armatosura kanë goditur dhe neutralizuar raketat para se të arrinin në territoret e vendit, pa raportuar dëme apo viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco