Australia mbyll ambasadat në Lindjen e Mesme

Australia mbyll ambasadat në Lindjen e Mesme

08:51, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Australia ka mbyllur ambasadat e saj në Abu Dhabi dhe Tel Aviv, si dhe konsullatën e saj në Dubai , tha sot Ministrja e Jashtme Penny Wong , mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet.

Wong tha se të paktën nëntë qytete ku ndodhen ambasadat dhe konsullatat australiane janë shënjestruar nga raketat dhe dronë.

“Sulmet hakmarrëse të Iranit vazhdojnë në një shkallë dhe intensitet që nuk e kemi parë kurrë më parë”, i tha ajo parlamentit.

Ministri paralajmëroi se konflikti “ka të ngjarë të përshkallëzohet dhe të vazhdojë në të ardhmen e afërt”. 

Më shumë se 3,200 australianë janë kthyer nga Lindja e Mesme me 23 fluturime komerciale. Rreth 115,000 qytetarë ishin në rajon kur shpërtheu konflikti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco