Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) publikoi gjatë natës pamje video që sipas saj tregojnë shkatërrimin e disa anijeve detare iraniane nga sulmet amerikane.
Sipas deklaratës së Centcom, objektivat e “eliminuara” të martën përfshinin 16 anije që vendosnin mina detare pranë Strait of Hormuz, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë.
Gjatë një konference në Pentagon të hënën, kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Dan Caine, deklaroi se shkatërrimi i flotës detare të Iranit ishte një nga tre objektivat kryesore të operacionit ushtarak të quajtur Operation Epic Fury.
Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar se SHBA do të shkatërronte çdo anije iraniane që do të përpiqej të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit, një kanal kyç ndërkombëtar për transportin e naftës dhe mallrave në Lindjen e Mesme, ku kohët e fundit edhe anije kontejnerësh janë përballur me sulme.
Pamjet e publikuara nga Centcom në platformën X tregojnë anije të madhësive të ndryshme që shpërthejnë pasi goditen nga predha ose raketa.
© SYRI.net