Zvicër, autobusi digjet në qendër të Kerzers: Ka disa të vdekur dhe të lënduar

Zvicër, autobusi digjet në qendër të Kerzers: Ka disa të vdekur dhe të lënduar

22:03, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë plagosur nga një zjarr që përfshiu një autobus të martën pasdite në Kerzers, kantoni Fribourg, Zvicër.

Lajmin e raporton agjencia Keystone-ATS, duke theksuar se informacionet janë konfirmuar nga policia kantonale dhe u raportuan fillimisht nga media të ndryshme, përfshirë edhe La Liberté.

Një zëdhënës i policisë tha se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe se informacione të mëtejshme do të publikohen sapo autoritetet të kenë të dhëna më të plota.

Mes të plagosurve, një person u transportua me helikopter nga shërbimi i emergjencës zvicerane Rega.

Zona e incidentit është e bllokuar, ndërsa policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos afrohen në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco