'Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë'/ Steve Witkoff udhëton drejt Izraelit

'Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë'/ Steve Witkoff udhëton drejt Izraelit

20:58, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Witkoff: Javën e ardhshme mund të udhëtoj në Izrael për koordinim lidhur me luftën ndaj Iranit

I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka deklaruar se ka të ngjarë të udhëtojë javën e ardhshme në Izrael për të koordinuar planet lidhur me luftën kundër Iran.

Në një intervistë për CNBC, Witkoff tha se ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, duke lënë të hapur derën për bisedime me Teheranin.

“Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë. Nëse duan, jam i sigurt se presidenti do të ishte i hapur për këtë”, u shpreh ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar pothuajse të gjitha kapacitetet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

Witkoff gjithashtu tha se Rusia ka mohuar pretendimet se po ndan informacione inteligjente me Iranin për mjetet ushtarake amerikane gjatë luftës.

Sipas tij, ky mohim është bërë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të hënën mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

“Udhëheqësit e Rusisë gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të hënën mohuan pretendimet se po ndajnë informacione inteligjente me Iranin gjatë luftës”, tha Witkoff.

Ndryshe, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin edhe dje, ndërsa Witkoff theksoi se edhe gjatë asaj bisede u përsërit që Rusia nuk po ndan informacione me Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco