Më shumë se 2,000 qytetarë francezë do të kthehen nga Lindja e Mesme deri në fund të javës, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.
"Dy fluturime janë planifikuar për sot dhe shtatë të tjera janë planifikuar deri të premten, për më shumë se 2,000 qytetarë francezë", tha zëdhënësi i ministrisë Pascal Confavreux për televizionin France 2.
Ai shtoi se pak më shumë se 15,000 qytetarë francezë kanë arritur tashmë të largohen nga Lindja e Mesme me fluturime komerciale.
Confavre përcaktoi se gjatë javës së kaluar u organizuan nëntë fluturime të çarteruara ose të lehtësuara nga Franca, si ushtarake ashtu edhe civile.
© SYRI.net