Pentagoni ka konfirmuar lajmin e raportuar më herët nga agjencia ndërkombëtare Reuters. Sipas autoriteteve amerikane, deri tani 140 ushtarë të Shteteve të Bashkuara janë plagosur gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit.
Zëdhënësi i Pentagon, Sean Parnell, deklaroi se shumica e të plagosurve kanë lëndime të lehta.
‘Shumica e tyre kanë plagë të lehta, ndërsa 8 ushtarë janë në gjendje serioze,’ tha ai në një deklaratë për mediat.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rrethanat e incidenteve apo vendndodhjen e saktë të operacioneve ushtarake ku ndodhën plagosjet.
Në vijim priten informacione të reja nga zyrtarët amerikanë dhe burime ndërkombëtare lidhur me zhvillimet e fundit të konfliktit.
© SYRI.net