Ministria e Punëve të Jashtme izraelite vlerësoi se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojataba Khamenei, është "një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit".
"Duart e Mojtaba Khameneit janë tashmë të njollosura me gjakun që shënoi sundimin e babait të tij. Një tjetër tiran i gatshëm të vazhdojë brutalitetin e regjimit iranian", shtohet në deklaratën e transmetuar në rrjetin social X.
Mesazhi i ministrisë izraelite në X titullohet - Si babai, si djali.
Mojtaba Khamenei (56) u zgjodh Ajatollah i ri të dielën, pas vdekjes së babait të tij Ali Khamenei (86), i cili u vra më 28 shkurt, ditën e parë të sulmeve ajrore SHBA-Izrael mbi Iranin.
© SYRI.net